
4 - Lexoni përpara përdorimit
PARALAJMËRIME SIGURIE
Ju lutemi lexoni dhe ndiqni këto
paralajmërime për sigurinë.
PARALAJMËRIM
Kjo përshkruan rastet që shkakto-
jnë vdekje apo lëndime serioze.
Përdorimi i përgjithshëm
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët
mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të
kufizuara fizike, sensore apo mendore
apo mungesë eksperience dhe njohurish
nëse i është dhënë mbikqyrje dhe
udhëzim rreth përdorimit të sigurt të
pajisjes dhe kuptimit të rreziqeve të përf-
shira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e për-
dorimit nuk duhet të kryhen nga fëmijët
pa mbikqyrje.
- Pajisja nuk duhet të përdoret nëse
kimikate industriale janë përdorur për
pastrim. Ato mund të shkaktojnë zjarr.
- Filtrat e pluhurit duhet të pas-trohen sh-
pesh.
- Pluhuri nuk duhet lejuar që të
grumbullohet përreth pajisjes.
- Mos thani artikuj të palarë në pa-
jisje.
- Artikujt që janë ndotur me
substanca të tilla si vaji i gatimit,
açetoni, alkooli, nafta, keroseni,
heqësit e njollave, terpentina,
dylli, heqësit e dyllit dhe vajrat
kozmetike nuk duhet të thahen
në pajisje edhe pasi janë larë.
Ato mund të shkaktojnë zjarr.
- Sigurohuni që nuk janë lënë
objekte në asnjë prej xhepave.
Kushtojini rëndësi të veçantë
çakmakëve dhe shkrepëseve.
Ato mund të shkaktojnë zjarr.
-
Artikujt si sfungjeri (lateksi), perdet e
dushit, pëlhurat rezistente ndaj ujit,
pëlhurat hermetike, artikujt me përbërje
gome dhe rroba dhe jastëkë të mbushur
me sfungjerë nuk duhet të thahen në
pajisje. Materiale të tilla mund të
shkatërrohen dhe si pasojë të dëmtojnë
pajisjen.
- MOS e vendosni një stendë apo karrike
pranë pajisjes.
Fëmijët mund të jenë të aftë të arri-
jnë panelin e kontrollit apo të ngjiten
mbi pajisje.
- MOS e instaloni pajisjen në një
vendndodhje të lagur apo në një vend-
ndodhje të ekspozuar ndaj kushteve
atmosferike.
Kjo mund të rezultojë në keqfunk-
sionim, dëmtim, shok elektrik, ose
zjarr.
- MOS derdhni ujë direkt mbi ndonjë
pjesë të pajisjes.
Kjo mund të rezultojë në keqfunksion-
im, shok elektrik, ose zjarr.
- Asnjëherë mos e ndaloni pajisjen
përpara përfundimit të ciklit të tharjes
përveçse kur të gjithë artikujt janë hequr
dhe nxjerrë jashtë me shpejtësi në
mënyrë që të shpërbëhet nxehtësia.
- Pjesa e fundit e ciklit të tharëses me
kondensim ndodh pa nxehtësi (cikli i
ftohjes) për të siguruar që artikujt janë
lënë në një temperaturë që siguron se
artikujt nuk do të dëmtohen.
- Mbajini burimet e flakës, si p.sh qir-
injtë apo cigaret, larg pajisjes.
Ato mund të shkaktojnë zjarr ose dëm-
tim të pajisjes.
- Mbajini materialet e djegshme larg pa-
jisjes, p.sh benzinë, hollues, ose rroba
të zhytura nga këto materiale. Ato
mund të shkaktojnë shpërthim ose
zjarr.
Burimi i energjisë dhe kabujt kryesorë
- Shkëpusni kabullin dhe spinën kur të
pastroni pajisjen.
NH-P80G2_English.indb 4 2012/12/20 13:21:45
Comments to this Manuals